Gjermania bën zbulimin e madh, studiuesit kanë gjetur burimin e trombozës që shkakton AstraZeneca

Gjermania bën zbulimin e madh, studiuesit kanë…

Një zbulim i madh vjen nga një ekip shkencor në Gjermani.

Ata kanë zbuluar shkakun e trombit që nxitet nga vaksina kundër Covid-19 e kompanisë britanike, AstraZeneca.

Studiuesi gjerman, Andreas Greinacher i Universitetit Greifswald tha për Wall Street Journal, se një konservues dhe një proteinë janë identifikuar në vaksinë se shkaktojnë një reagim autoimun të trupit, që rezulton në formim të mpiksjes.

Greinacher dhe kolegët e tij, pasi kanë përfunduar studimin e vaksinës AstraZeneca raportuan se kjo vaksinë përmban më shumë se 1.000 proteina, si dhe konservuesin EDTA (acid etilenediaminetetraacetik), i cili përdoret zakonisht në ilaçe.

Ekipi hulumtues tha se përmes eksperimenteve në minj, arriti në përfundimin se EDTA e rrallë rezulton në difuzion të pakontrolluar në qarkullimin e gjakut të 1.000 proteinave që lidhen me trombocitet. Kjo sjell efektin e aktivizimit të sistemit imunitar, i cili çliron proteinën PL4 dhe antitrupat për të “pastruar” trombocitet.

Sidoqoftë, PL4 bën që trombocitet të lidhen me proteinat dhe antitrupat e të fillojnë formimin e mpiksjes. Për të shkatërruar sistemin e tyre imunitar, ai dërgon antitrupa të tjerë, duke bërë që mpiksja të rritet dhe të shkaktojë trombozë. Disa qindra njerëz të vaksinuar me AstraZeneca kanë pësuar trombozë dhe dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën. Thuajse të gjithë ishin të moshave nën 55 vjeç dhe kryesisht femra. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit