Gjermania kritikon Kosovën: Dështimi me paktet ndërkombëtare është zhgënjim

Gjermania kritikon Kosovën: Dështimi me paktet ndërkombëtare…

Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar ligjvënësit në Kosovë për shkak të mos ratifikimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Reagimi ka ardhur nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, i cili në të njëjtën linjë me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova janë shprehur të zhgënjyer për mosarritjen e dakordësisë për këto projektligje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

“Fjala zhgënjim është shumë diplomatike. A do ta shohim së shpejti Kuvendin e Kosovës duke punuar? Kjo kishte të bënte me paketat e ndihmës për shtetin dhe popullin”, – ka shkruar Heldt në nj♪7 postim në rrjetin social, Twitter.

Edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, e ka cilësuar dështim seancën e mbajtur më 11 qershor, pasi deputetët nuk arritën të miratojnë një sërë marrëveshjesh financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë.

Marrëveshjet të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshijnë pesë pakte kredidhënie në vlerë 228.1 milionë eurove dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 61 milionë eurove.

Sipas Kushtetutës, ato duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.
/Marrë nga Ora News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit