Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit, do lejohet dhe rritja në shtëpi

Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit, do lejohet…

Gjermania ka legalizuar përdorimin e kanabisit për shtetasit e saj, por e ka bërë të vështirë blerjen e tij në treg.

Sipas një vendimi të fundit të votuar në Parlamentin Gjerman të premten, është mbështetur ligji i ri për përdorimin rekreativ të kanabist. Ligjit i ri lejon personat mbi 18-vjeç në Gjermani të posedojnë sasi të konsiderueshme kanabisi, por rregullat për blerjen e tij do të jenë strikte shkruan TVA News.

Sasia e lejuar për persona individualë do të jetë 25 gramë, ndërsa në shtëpi private sasi maksimale që do të lejohet të mbahet është 50 gram. Nga data 1 prill përdorimi i kanabisit do të lejohet dhe në ambientet publike, ku policia do të mbyllë një sy kur shikon përdorues në rrugë.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani Karl Lauterbach tregoi se përdorimi i drogës te të rinjtë është rritur gjatë viteve të fundit pavarësisht ligjeve ekzistuese. Ky ndryshim i ligjit sipas tij ka për synim të minimizojë tregun e zi të kanabisit, prej të cilit forcohen bandat e krimit të organizuar.

Pirja e kanabisit në disa zona si pranë shkollave dhe terreneve sportive, do të jetë ende e paligjshme! Kanabisi do të shitet në dyqane të posaçme, ku secili do të ketë një kufij maksimal prej 500 klientësh. Ligji është i vlefshëm vetëm për banorët e Gjermanisë, dhe jo për shtetasit e tjerë këtu përfshihen emigrantët.

Rritja e kanabisit do të lejohet gjithashtu dhe në shtëpi, deri në tre bimë mariuane për familje. Por duke pasur parasysh diskutimet e shumta të bëra nga opozita në Gjermani, asgjë nuk është e sigurt 100%. Kjo pasi konservatorët e opozitës thonë se nëse hyjnë në qeveri vitin e ardhshëm, do ta heqin plotësisht ligjin!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit