Gjermania lehtëson rregullat për punëtorët emigrantë, ja dy masat e reja që hyjnë në fuqi

Gjermania lehtëson rregullat për punëtorët emigrantë, ja…

Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani. Nga 1 Qershori dy rregulla të rëndësishme edhe për Ballkanin hyjnë më në fund në fuqi.

Ligjet e reja që lehtësojnë ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani, kancelari gjerman, Olaf Scholz i quajti në Bundestag vitin e kaluar “hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave.”

Pas miratimit të ligjeve në Bundestag më në fund hyjnë në fuqi më 1 Qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar.Kontigjenti nga Ballkani Perëndimor që vjen me rregullore të lehtësuara në Gjermani dyfishohet.

Nga 1 Qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore që u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit