Gjermania merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë do të bëj nëpër stadiume...

Gjermania merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë…

Është një kohë e vështirë pandemie, por shtetet e fuqishme të Europës nuk kanë ndërmen të dorëzohen përballë saj.

Shumë prej tyre kanë nisur normalitetin dhe shumë të tjerë as që e kanë frenuar jetën e përditshme.

E tillë është edhe Gjermania, që e ka hedhur pas frikën dhe vështirësinë e koronavirusit dhe ndër të tjera po mendon edhe për sportin.

Bundesliga gjermane ishte kampionati i parë europian i cili rifilloi futbollin pas periudhës së karantinës.

Tashmë Bundesliga po mendon që sezonin e ri, 2020/2021, ta zhvillojë nën praninë e tifozëve.

Momentalisht në Gjermani, sikurse në shumë vende të Evropës, futbolli luhet pa praninë e tifozëve, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Mediat në Gjermani raportojnë se po konsiderohet që sezoni i ri në Bundesligë të nisë me praninë e tifozëve.

Dihet se është vendosur që sezoni i ri në Bundesligë të fillojë më 17 shtator.

Sigurisht, që masat pas hapjes së stadiumeve do të jenë të rrepta.

Aty do të lejohet një numër i kufizuar i tyre, e po ashtu edhe me kontrolle të shpejta shëndetësore para hyrjes në stadium.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit