Gjermania në panik/ Deklaron numrin e të infektuarve që vijnë nga Shqipëria

Gjermania në panik/ Deklaron numrin e të infektuarve…

Edhe pse Gjermaninë e shohim si një vend për punësim dhe rritje të ardhurash, duhet të na vijë keq për njerëzit që jetojnë aty.

Të paktën të marrim masat e duhura dhe mos infektojmë të tjerët.

Së fundmi Gjermania po  bën të detyrueshëm testimin për koronavirus për këdo që kthehet nga vendet e rrezikut.

Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 8 gusht.

Nga kjo datë, gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë infektimi me Covid-19, do të mund të testohen falas në aeroport.

Në listën e vendeve të rrezikut është edhe Shqipëria dhe Kosova.

Madje nga këto vende po shkojnë në Gjermani një numër i konsiderueshëm të infektuarish.

Gazeta FAZ shkruan se për tre ditët e fundit të korrikut, nga Kosova kanë shkuar në Gjermani plot 608 persona të infektuar, numër rekord me diferencë të theksuar nga vendet e tjera.

Kurse nga Shqipëria kanë shkuar 47 persona.

Kjo tregon se situata në Shqipëri dhe Kosovë duhet të jetë e frikshme, për shkak se testimet janë tejet të pakëta.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe në Gjermani kanë hyrë 27 të infektuar nga Holanda, 20 nga Franca dhe 20 nga Austria.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit