Gjermania ngre alarmin: Rusia do nisë luftë me Perëndimin

Gjermania ngre alarmin: Rusia do nisë luftë…

Moska mund të nisë një luftë kundër Perëndimit pas pesë ose tetë vitesh“. Ky ishte paralajmërimi i ministrit socialdemokrat gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, teksa shërbimet sekrete të shumë vendeve evropiane dhe në veçanti ato të shteteve skandinave paralajmërojnë se shënjeshtra e Vladimir Putin është pozicionuar në drejtim të vendeve të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, së fundmi në një intervistë të botuar në të përditshmen “Super Express” ka thënë se vendi i tij po përgatitet për një luftë me Rusinë, teksa shtoi se blerja e armëve është e domosdoshme për ushtrinë. nëse e konsideron të mundshme humbjen ushtarake të Rusisë nga Ukraina dhe sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Polonisë. “Blerjet e mëdha të armëve janë shumë të rëndësishme, por pajisjet personale të çdo ushtari duhet të merren po aq seriozisht. Polonia do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e përbashkët të Bashkimit Evropian, këtë e di edhe Komisioni”, nënvizoi ministri polak i mbrojtjes.

Megjithatë, paralajmërimi danez ndryshon dukshëm nga ai i vendeve të tjera europiane. Shërbimet e inteligjencës daneze sqarojnë saktësisht se çfarë po planifikon Putin, çfarë do të ketë kujdes dhe cilat operacione ruse po përgatit të nisë kundër vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Inteligjenca ushtarake daneze paralajmëron se Moska me shumë gjasa do të përdorë fuqinë e saj ushtarake për të sfiduar shtetet e NATO-s“, tha ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në parlamentin e vendit.

Ndërsa shërbimet e inteligjencës të vendit skandinav në raportin e tyre lidhur me një sulm të mundshëm nga Moska shkruajnë: “Rusia do të ushtrojë presion mbi vendet e NATO-s duke dërguar në mënyrë rutinore aeroplanë dhe anije luftarake për të thyer kufijtë kombëtarë. Putini madje mund ta përqendrojë ushtrinë e tij përgjatë kufijve të një vendi të NATO-s”. Edhe presidenti amerikan Joe Biden deklaroi së fundmi se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s nëse fiton në Ukrainë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit