Gjermania nis rihapjen, Merkel: Do të mësohemi të bashkëjetojmë me Covid për një kohë të gjatë

Gjermania nis rihapjen, Merkel: Do të mësohemi…

Kancelarja Angela Merkel ka pranuar rihapjen e të gjitha dyqaneve dhe lehtesimin e karantines pas një marrëveshjeje me kryeministrat e 16 landeve të Gjermanisë për të lehtësuar kufizimet e vendosura per shkak te pandemise.

Rregullat e distancimit fizik do të vazhdojnë për një muaj tjetër. Shkollat do të rihapen gradualisht dhe Bundesligës i është dhënë drita jeshile për të rifilluar.

Krerët e landeve kanë rënë dakord ta mbajne nën kontroll situatën e rihapjes. Masat kufizuese do te rikthehen menejhere nëse do të ketë një rritje të infeksioneve nga koronavisuri.

“Mund të themi të sigurt se e kemi lene pas fazen e parë te pandemisë. Por, duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që nuk jemi shkëputur tërësisht nga ndikimi i virusit dhe do të bashkëjetojmë me të për një kohë të gjatë,” ka thënë Merkel.

Sipas masave te reja me te lehtesuara, dy familje do të mund të takohen apo te drekojne se bashku. Ndersa të moshuarve në shtëpitë e kujdesit do t’u lejohet të vizitohen vetëm nga një person i afërm.

Gjermania deri tani ka regjistruar më shumë se 167 mije të infektuar me koronavirus dhe më pak se 7000 viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit