Gjermania nuk po josh vetëm mjekët, gati lehtësirat për punëtorët e krahut

Gjermania nuk po josh vetëm mjekët, gati…

Lajme të mira për mijëra shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Qeveria gjermane ka miratuar një projekt-amendamentit për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune, ku do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31 dhjetorim e 2022.

Ky projekt-amendamentit u jep mundësinë që të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung (pezullim i dëbimit). Ata marrin leje që i mbron nga dëbimi dhe u ofrohet mundësia qendrimi.

Në konferencën e shtypit, zëdhënësi i qeverisë gjermane, tha se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore. Nga ana tjetër krijohen edhe  lehtësira për komunat gjermane që kanë barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet.

Në vendim i tillë vjen kur Europa gjendet në krizë të thellë për punonjës dhe ka parë tek shqiptarët dhe ballkanasit e tjerë një mundësi për punëtorë të rinj. Diçka e tillë pritet që josh me mijëra shqiptarë të rinj, të cilët pritet të largohen nga vendi, duke kërkuar një jetë më të mirë.

Por duket se më pak e shqetësuar është qeveria shqiptare, e cila nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndalur shpopullimin e vendit. Ndërsa Europës po i ulim krizën e punonjësve, një krizë e re punonjësish pritet të prekë vetë Shqipërinë. Qeveria kujdeset që para të përfitojnë vetëm patronazhistët, administrata, deputetët, si dhe oligarkët që po thithin taksat e shqiptarëve me koncesione.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit