Gjermania shënon 139 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Gjermania shënon 139 të vdekur nga koronavirusi…

Instituti për sëmundje infektive “Robert Koch” njoftoi se 139 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 6,831. Gjermania ka shkallë të ulët të vdekshmërisë nga koronavirusi në krahasim me shtetet kryesore evropiane.

Përpos viktimave, u shënuan edhe 685 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 163,860.

Hulumtuesit e Universitetit të Bonit thanë se shifra e saktë e të infektuarve me koronavirus mund të jetë dhjetë herë më e lartë se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja javëve të fundit ka shënuar rënie dhe qeveria gjermane ka filluar t’i largojë disa nga masat kufizuese, duke vazhduar ta kërkojë respektimin e distancës fizike dhe përdorimin e maskave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit