Gjermania u gjunjëzua, Neuer me lot në sy mbyll vallëzimin e tij të fundit

Gjermania u gjunjëzua, Neuer me lot në…

Ajo që pritej të ishte mbyllja perfekte e një karriere legjendare me fanellën e Gjermanisë, përfundoi në mënyrën më të hidhur të mundshme. Manuel Neuer i ka dhënë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren pas eliminimit nga Kupa e Botës, një fund që vjen larg pritshmërive për një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Rikthimi i 40-vjeçarit në kombëtare për këtë Botëror kishte ngjallur debat që në momentin kur u vendos nga trajneri Julian Nagelsmann. Neuer ishte tërhequr nga përfaqësuesja pas Kampionatit Europian të vitit 2024, por u rikthye për turneun më të madh të futbollit, duke marrë menjëherë vendin e titullarit.

Me 124 ndeshje të zhvilluara me Gjermaninë, ai la në stol Oliver Baumann, ndërsa Alexander Nübel mbeti alternativa e tretë. Një zgjedhje që pas eliminimit të kombëtares po vihet në qendër të diskutimeve, ndërsa shumëkush vë në pikëpyetje vendimin e Nagelsmann për t’i besuar sërish veteranit.

Në vend të një lamtumire me trofe apo një tjetër kapitull të lavdishëm, Neuer e mbyll aventurën e tij me kombëtaren mes zhgënjimit dhe eliminimit, duke lënë pas një fund të hidhur për një karrierë që për vite me radhë ka qenë sinonim i suksesit dhe sigurisë mes shtyllave.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit