
Teksa të gjithë i kanë prekur emocionet për ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe. Por një gjest për t’u vlerësuar vjen nga tifogrupi më i madh i Kombëtares, “Tifozat Kuqezi”.
Në ndeshjen e sotme do të jenë prezentë edhe djemtë e heroit, Afrim Bunjaku, polici i Kosovës i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.
“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruan Gëzim Bajrami nga Tifozat Kuq e Zi!
Afrim Bunjaku u vra disa muaj më parë në një sulm të armatosur të terroristëve serb ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.