
Një qytetare zemërgjerë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një gjest human, duke shprehur dëshirën për të dhuruar një paruke për një vajzë ose grua që ka humbur flokët për shkak të kimioterapisë dhe nuk ka mundësi financiare për të blerë një të tillë.
“Mirëmbrëma, dua të dhuroj një paruke për një gocë ose grua në nevojë, që i ka humbur flokët nga kimioterapia; ju lutem, shpërndajeni këtë mesazh për të ndihmuar dikë,” ka shkruar ajo.
Nëse njihni ndokënd që ka nevojë për këtë ndihmë, jeni të lutur të na kontaktoni.
Le të bashkohemi për të përhapur këtë iniciativë dhe për të sjellë një buzëqeshje në jetën e dikujt që po kalon një betejë të vështirë me jetën.