Gjesti i Semit ndaj Ilirit, Sabiani paralajmëron: Mjerë ai që ma bën mua

Gjesti i Semit ndaj Ilirit, Sabiani paralajmëron:…

Big Brother Vip ka nisur me debate dhe ndarje në grupe mes personazheve të njohura për ekranin shqiptar.

Para disa ditësh, Iliri ka qenë duke biseduar me Donaldin veçmas, ndërsa Semi insistoi për tu bërë pjesë e këtij diskutimi mes tyre. E gjithë ky debat u finalizua me një gjest nga ana e Semit, teksa i drejtoi Ilirit ‘’gishtin e mesit’’.

Iliri nuk e ka pritur mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim. Teksa diskutohej në reality shoë, Semi tha se ishte në kuadrin e shakasë, ndërsa Sabiani paralajmëroi se nuk mund të bëjnë gjeste të tilla ndaj tij.

Madje tregoi se ka ndjekur njerëz me makinë për këto gjeste.

Sabiani: Kush bën shaka të tillë me mua, mjerë ai. Kam ndjekur njerëz me makinë për këto shaka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit