Gjesti i turpshëm, infermieri shqiptar bashkë me të fejuarën i zbrazi kartat e kreditit të moshuarit të shtruar me COVID

Gjesti i turpshëm, infermieri shqiptar bashkë me…

Një infermier shqiptar ka bërë bujë në Itali, por jo për mirë.

Ai i ka vjedhur portofolin një burri të shtruar në spital me koronavirus, dhe i kishte zbrazur llogarinë bankare.

Rasti i 41-vjeçarit me origjinë shqiptare është bërë publik në media, dhe është konsideruar si një veprim i ulët.

Bashkë me infermierin, në hetim në gjendje të lirë është edhe e dashura e tij 21 vjeçare.

Në datën 13 mars, i moshuari 66 vjeçar nga Cividate al Piano e Bergamos, ishte shtruar në spital.

Infermieri me banim në Boltiere të Bergamos, bashkë me ndihmën e të dashurës së tij, i kishin vjedhur portofolin e burrit të moshuar.

Ata kishin shpenzuar edhe një shifër prej 6 mijë eurosh nga karta e kreditit.

66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në repartin e kujdesit intensiv në 18 prill.

Anëtarët e familjes së viktimës panë lëvizjet e pazakonta në llogarinë bankare dhe u drejtuan me një padi në policinë lokale të Romano di Lombardia (Bergamo).

Hetimet sollën edhe identifikimin e autorëve.

“Një veprim i keq, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime”, e quajti kreu i policisë lokale, Arcangelo Di Nardo.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit