Gjeti kuletën me 1 mijë e 410 euro dhe e dorëzoi në polici, qytetari nga Prizreni bëhet shembull ndershmërie

Gjeti kuletën me 1 mijë e 410…

Një qytetar nga Prizreni ka bërë një veprim që rrallë shihet, duke dorëzuar në polici një kuletë të humbur me plot 1 mijë e 410 euro dhe dokumente personale të pronarit.

Sipas Policisë së Kosovës, kuleta u gjet në një market nga qytetari Selami Grki, i cili më 28 shtator rreth orës 19:20 e dorëzoi atë në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.

Falë dokumenteve që ndodheshin brenda, policia arriti të identifikojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe mori sërish kuletën bashkë me paratë.

Pronari ka falënderuar qytetarin për gjestin e ndershëm, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si një shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit