Gjeti tritol në derën e shtëpisë, kush është drejtori që u shantazhua në Fushë-Krujë

Gjeti tritol në derën e shtëpisë, kush…

Alfred Voga tashmë mban postin e drejtorit të sigurimeve shoqërore, ndërsa më herët ka qenë në krye të ALUIZNI-t, ndërsa pakoja me lëndë plasëse shihet si një mesazh paralajmërues ndaj tij.

Nuk dihet ende sasia që ka pasur pakoja me lëndë plasëse që u gjet pranë banesës së Vogës, ndërsa policia është duke kryer hetime për rastin. Dëshmia e Vogës pritet që të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes, dhe të çojë në identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit