Gjetje e veçantë| Pema e Krishtlindjes e thuruar me 19 mijë shishe bosh të vaksinave anti-Covid

Gjetje e veçantë| Pema e Krishtlindjes e…

Në Rumani, këto Krishtlindje po priten ndryshe nga vitet e kaluara. Bredhi nuk është ai tradicionali por është thurur me produktin më të lakuar të këtyre muajve.

19 shishe vaksinash bosh kanë mjaftuar për të krijuar një bredh të lartë mbi tri metra.  Shishet e përdorura janë të llojit “Pfizer”, vaksinë e cila është përdorur masivisht në Rumani.

Nuk ka munguar edhe ndriçimi me dritat LED për t’i dhënë më tepër atmosferë dhe origjinalitet.  Kjo ide, sipas mediave të huaja lindi në muajin mars të këtij viti, ndërsa punimet për finalizimin e projektit nisën në muajin nëntor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit