Gjici u mburr se e fiku zjarrin pa ndihmën e Kosovës, gazetari: Po pse nuk i kthejshit në kufi pra?

Gjici u mburr se e fiku zjarrin…

Berat Buzhala ka bërë një koment epik, lidhur me deklaratat e bëra dje nga kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i cili tha se flakët në Kalimash u vunë nën kontroll pa ndihmën e trupave nga Kosova.

Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala shkruan se sa herë që kërkon ndihmë, dhe njerëz ofrohen që t’ia japin, edhe pse nuk mund të jetë më e vlefshme, për kortezi ai i falenderon duke iu thënë se pa të nuk mund ta zgjidhte dot problemin.

Natyrshëm Buzhala pyet Gjicin se në rast se zjarret ishin shuar realisht, atëhere pse nuk i ka kthyer në kufi forcat që mbërritën nga Kosova.

Postimi i Buzhalës:

Gjate jetes time, per raste te ndryshme, kam kerku ndihme qindra here. Shpesh here me ke ndodhe qe pasiqe kam kerku ndihme, eshte lajmeru dikush me me ndihmu, edhe pse ne nderkohe une vec e kam zgjidhe problemin. Sa here ka ndodhe keshtu, personit qe mu ka lajmeru per ndihme une i jam falenderu per ndihmen, duke i thene qe pa ndihmen e tij kurre s’kisha mujte me e tejkalu problemin.

Kurre nuk e kam lane me kuptu, e aq me pak me i thane, qe kontributi i tij ishte zero sepse isha mjaft i pergatitur me u perballe vete me ceshtjen.

Kryetari i Kukesit: Ne e patem futur zjarrin nen kontroll perpara se te vinte ndihma nga Kosova.  Po pse nuk i kthejshit ne kufi pra?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit