“Gjigandi Saimir Tahiri” ndodhet brenda Gjykatës, kush është gruaja bionde që e pret jashtë

“Gjigandi Saimir Tahiri” ndodhet brenda Gjykatës, kush…

Brenda ambienteve të Gjykatës së Posacme të Apelit po zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por e pazakonta po ndodh jashtë.

Në mes të njerëzve që e presin është edhe një grua, e cila duket se e përkrah pasi ka një bluze të stampuar me fotografinë e saj së bashku me Tahirin.

Në bluz nuk ka hezituar të bëjë edhe një mbishkrim për të theksuar se është në mbështjetje të ish-ministrit ku shkruhet: ”Gjigandi Saimir Tahiri”.

Përvec bluzës, gruaja është kujdesur që të zbatojë rregullat për pandeminë e koronavirusit. Por edhe këtu nuk ka hezituar që ta përfshijë ish-ministrin. Vihet re se me shkronja të verdha, në cep të maskës është shkruajtur mbiemri Tahiri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit