Gjiknuri: Kam 12 takime me Bashën, 17 udhëtime me pronarët e inceneratorëve

Gjiknuri: Kam 12 takime me Bashën, 17…

Damian Gjiknuri deklaroi se nuk ka udhëtuar 17 herë me pronarët e inceneratorëve siç denoncoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në sallën e Kuvendit.

Ai tha se ka rastisur vetëm dy herë në avion, dhe tha se 10-12 herë ka udhëtuar me Lulzim Bashën.

Gjiknuri shtoi se mund të dalë edhe kryetari aktual i PD në TIMS bashkë me pronarët e inceneratorëve.

“Sot kam dorëzuar padinë për shifje ndaj Gazment Bardhit. Mora të dhënat nga TIMS dhe nga të gjitha ato 17 datat janë vetëm 2 udhëtime që përkojnë në ato data. Dhe janë dy udhëtime, një në dalje dhe një në hyrje, qëllojnë të jenë edhe ata pasagjerë. 

Nga dhjetëra udhëtime që bëja në Europë kur dilja në Europë si ministër. Kam qëlluar në dy udhëtime me ata, vetëm me Lul Bashën kam udhëtuar 10-12 herë udhëtime. Unë në transport publik isha. Po t’i hysh TIMS-it mund të dalë edhe Basha me ata”. 

Gjiknuri tha se nuk i druhet asnjë hetimi nga SPAK për inceneratorët.

“Kontratat me inceneratorëve janë një zgjidhje e mirë për trajtimin e mbetjeve. Sa i takon roli tim, nuk kam asnjë rol”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit