Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe nisin protestën

Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe nisin…

Të rinj dhe gjimnazistë janë mbledhur këtë të premte në qytetin e Lezhës, për të protestuar në mbështetje të lëvizjes së studentëve. Ndërsa në kryeqytet protesta ka hyrë në ditën e katërt, në Lezhë kjo është hera e parë që të rinjtë dalin në rrugë për të shprehur qëndrimet e tyre.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit kanë shkuar në oborret e disa gjimnazeve, ku u kanë bërë thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin dhe t’u bashkohen në protestë. Lëvizja vjen në një kohë kur protestat e studentëve dhe të rinjve po shtrihen edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, Policia është në gatishmëri dhe ka dalë në terren për të monitoruar situatën, me qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme. Autoritetet po ndjekin zhvillimet, pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë në disa qytete të vendit.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1117430904156507%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit