Gjimnazistët në Meksikë armatosen, do luftojnë krimin e organizuar

Gjimnazistët në Meksikë armatosen, do luftojnë krimin…

Një forcë policore vullnetare në Meksikën rurale thotë se është pushtuar nga rrëmbimet, ka rekrutuar nxënës të moshës 12 vjeçare për t’u bashkuar me radhët e saj kjo është shenja më e fundit se si disa pjesë të vendit po luftojnë për të përballuar krimin e organizuar.

Të armatosur me pushkë dhe shkopinj dhe me fytyra të mbuluara djem dhe vajza parakaluan rreth fushës sportive lokale këtë javë përpara se të bashkoheshin me një patrullë në Ayahualtempa, një fshat malor në shtetin jugperëndimor të Guerrero.

“Ne nuk mund të studiojmë për shkak të paligjshmërisë.” – tha një adoleshent i rekrutuar për një nga mediat lokale.

Dhuna është përshkallëzuar së fundmi në Guerrero, një nga shtetet më të varfra në Meksikë. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se në fillim të janarit, një sulm me dron i kryer nga karteli i drogës La Familia Michoacana vrau rreth 30 njerëz.

Zyra e prokurorit të shtetit në Guerrero thotë se në Ayahualtempa katër anëtarë të një familjeje lokale janë zhdukur që nga e premtja kur u rrëmbyen.

“Të miturit po përforcojnë forcat vullnetare të policisë dhe do të bëjnë çmos për të ruajtur fshatin me rreth 700 banorë, ndërsa të rriturit kërkojnë të zhdukurit.” – tha Antonio Toribio, një zyrtar lokal.

Kjo nuk është hera e parë që të miturit armatosen në Guerrero, ku autoritetet kanë luftuar bandat më të fuqishme të trafikut të drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit