Gjimnazisti "përulet" ndaj Ramës: Më keni mbajtur në krah, prandaj jam i suksesshëm

Gjimnazisti “përulet” ndaj Ramës: Më keni mbajtur…

Kryeministri Edi Rama ku ka zhvilluar takime me të rinjtë në Berat.

Një gjimnazist nga Kuçova, është shprehur se ka patur fatin që kryeministri ta merrte në krah, kur ishte i vogël.

I riu u shpreh se kjo është arsyeja se pse ai sot është i suksesshëm.

Rama e përdori këtë thënie të gjimnazistit për batutë, duke u shprehur se po të ketë këtë superfuqi që t’i bëjë të tjerët të suksesshëm do ishte shumë i lumtur

“Në radhë të parë doja t’ju falenderoja për mundësitë që na dhatë me takimin tuaj. Në radhë të dytë doja të shprehja që ju jeni idhulli im, dhe ju ndjek prek kohësh. Madje, jam një nga ata djem që kam patur fatin e mirë, kur kam qenë i vogël ju zoti Edi Rama më keni marrë në krah.

Mendoj, kjo është arsyeja që unë jam i suksesshëm këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, jam pjesë e qendrës rinore të Bashkisë Kuçovë, ndjek trajnime të ndryshme, dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të shpalosim idetë tona”, u shpreh i riu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit