Gjinushi: Duhet të përforcohen kufizimet për të paktën 2 javë

Gjinushi: Duhet të përforcohen kufizimet për të…

ryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi propozon që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë. Në fjalën e tij në një konferencë në Kuvend me temë ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit”, tha se Shqipëria duhet të përshpejtojë uljen e kurbës dhe të kufizohet për të paktën 2 javë.

“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dy ditë më parë kur u shënuan 1168 raste të reja. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Autoritetet pritet të njoftojnë një shtrëngim të masave, ndërsa qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit