"GJIROFARM", Qumësht me bidona plastik në 40 gradë, ja si transportohet produkti dhe si shkelet udhëzimi 5 "Për Kërkesat Psecifike"

“GJIROFARM”, Qumësht me bidona plastik në 40…

Në një denoncim publik për mënyrën e transportit të qumeëhtit të papërpunuar nga kompania “Gjirofarm” të bërë nga Jugulajm.net, tregohet mënyra se si transportohet ky produkt nga fermat deri në fabrikën e përpunimit.

Siç duket qartë dhe në foto, makina e “Gjirofarm” është e ngarkuar me bidona plastik të mbushur me qumësht. Ky produkt është mbledhur në ferma apo tufa të ndryshme në zonave në Gjirokastës apo përreth saj dhe transportohet në plastikë, në temperatura që ende janë afër 40 gradëve. Kjo bën që të shumëfishohen në masë ngarkesat mikrobiale. Madje, makina është e parkuar, në diell dhe e ngarkuar me qumësht.

Megjithese qumeshti shkon ne fabriken e përpunimit, përpunohet etj, askush nuk e di nëse kjo sasi shkon për djath, për qumësht për konsum apo për kos dhe në të gjitha rastet, temperaturat e përpunimit janë të ndryshme, gjë që ndikon në zhdukejen e ngarkesave mikrobike. E para nga fotot, kjo mënyrë transporti anashkalon dukshëm Udhëzimin Nr.5, datë 25.3.2011. “Për Kërkseat Specifike të Higjienës për Stabilimentet e Prodhimit, Grumnullimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Produkteve me Bazë Qumështi”.

Në pikën 19, ky udhëzim thotë se, “menjëherë pas mjeljes, qumështi duhet të mbahet në një vend të caktuar, të pastër, i tillë që të shmangë çdo kontaminim. Ai duhet të ftohet menjëherë në temperaturë jo më shumë se 8º C në rast të grumbullimit ditor, ose jo më shumë se 6ºC nëse grumbullimi nuk është ditor. Ndërsa pika 20 e bën të qartë se, “gjatë transportit duhet të ruhet sistemi i ftohjes dhe me mbërritjen në stabilimentin përpunues, temperatura e qumështit nuk duhet të jetë më e lartë se 10ºC”.

Pra, në këtë rast trasnporti, a është ftohur qumështi? A janë ruajtur temperaturat e përcaktuara në këtë ushëzim? A është temperatura më e larta e pranueshme, 10 gradë?

Ndërkohë, pikat 24 përcakton dhe mjetet e trasnportit dhe enët e transportit të qumështit.

“Mjetet e transportit dhe kontejnerët për qumështin dhe produktet me bazë qumështi duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:
a) sipërfaqja e tyre e brendshme duhet të jetë prej materiali që mund të pastrohet, lahet dhe dezinfektohet lehtë;
b) duhet të kenë dysheme e cila pastrohet lehtë me sipërfaqe të lëmuar dhe e tillë që ujërat të rrjedhin pa vështirësi;
c) duhet të ndërtohen në mënyrë të tillë që të evitohet ndotja me kontaminantë dhe aroma dhe të ketë sistem ventilimi;
d) të jenë të mbrojtur nga çdo agjent atmosferik dhe pluhur;
e) mjetet specifike të transportit, përveç kushteve të referuara në pikat “a”, “b”, “c” dhe “d”, duhet të kenë pajisje ftohëse dhe burime ftohëse shtesë dhe pajisje për rregullimin e temperaturës në mjetin e transportit, në mënyrë që të ruajë temperaturën konstante të ngarkesës gjatë ngarkimit dhe transportit;
f) Cisternat për transportimin e qumështit të jenë të izoluara termikisht dhe të lehta për t’u pastruar dhe dezinfektuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit