Gjirokastër, 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohen dy persona

Gjirokastër, 5 emigrantë të paligjshëm në makinë,…

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme pesë emigrantë.

Në kuadër të operacionit të koduar Muzgu janë arrestuar shtetasit L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 4”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 4”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit