Gjirokastër/ Bora dhe ngricat ende të pranishme, rrugët janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, situata paraqitet...

Gjirokastër/ Bora dhe ngricat ende të pranishme,…

Në territorin e qarkut të Gjirokastrës vijon të jetë e pranishme bora, ngricat dhe temperaturat e ulëta, por situata paraqitet e normalizuar.

Raportohet se nuk ka probleme emergjente në komunitet dhe infrastrukturë.

Qarkullimi në akset nacionale dhe rajone po funksionon normalisht, ndërsa rrugët rurale në zonat malore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.


Njoftimi i plotë:

Akset rrugore nacionale dhe ato rajonale në territorin e qarkut funksionojnë normalisht.

Rrugët rurale në zonat malore të bashkive të qarkut janë të kalueshme vetëm me zinxhira.

Gjatë ditës së sotme në të gjitha bashkitë e qarkut është punuar për shmangien e rreziqeve nga ngricat.

– Në bashkinë Gjirokastër , ka vazhduar shpërndarja dhe depozitimi i kripës në segmentet rrugore të lagjeve të sipërme të qytetit dhe të nj.administrative.

Në bashkëpunim me policinë lokale në mjediset e konvikteve u akomoduan disa persona në nevojë duke i ndihmuar për strehim , ushqim e veshmbathje.

– Në bashkinë Dropull, është shpërndarë kripë përgjatë segmentit rrugor Dropull i Sipërm – Koshovicë.

– Nê bashkinë Libohovë është punuar për pastrimin e rrugëve rurale Zagori – Sheper nga bora e ngrirë dhe pemët e rrëzuara.

– Në bashkinë Tepelenë puna ka vazhduar për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Lekdush – Progonat – Nivic.

– Në bashkinë Këlcyrë , në segmentin rrugor Mbrezhan – Malëshovë.

– Në bashkinë Përmet , për pastrimin nga rrezimi i pemëve në segmentin rrugor Përmet – Leshicë dhe në rrugët rurale të nj.ad Çarshovë.

– Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve kanë bërë shpërndarjen e depozitimin skorieve dhe kripës në ato pjesë të segmenteve që paraqesin rrezik nga ngricat.

Furnizimi me energji është kryer pa ndërprerje.

Grupet emergjente të OSHEE kanë punuar për riparimin e rrjetit të shpërndarjes të dëmtuar nga ngricat dhe erërat e forta të ditëve të fundit .

Furnizimi me ujë të pijshëm normal,

Emergjenca shëndetësore nuk ka patur.

Strukturat e MC të qarkut monitorojnë dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë.

Mbetemi në kontakt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit