Gjirokastër/ I moshuari ndërroi jetë gjatë s*eksit... 'e ha' edhe pronarja e motelit, ofronte prostituta

Gjirokastër/ I moshuari ndërroi jetë gjatë s*eksit……

Një burrë në moshë të thyer, 72-vjeçar, humbi jetën dje teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale, bëjnë të ditur mediat referuar burimeve policore.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Gjirokastrës, ku i moshuari u gjet pa shenja jete në një lokal të improvizuar si motel.

Fajtore për ngjarjen është shpallur edhe pronarja e lokalit të improvizuar si motel ku burri ndërroi jetë, e cila u vu në prangat e policisë.

Ajo akuzohet për ushtrim dhe ofrim prostitucioni në lokalin e saj. Zbulohet se në lokalin e përshtatur për prostitucion përdorej një kameriere që u shërbente klientëve të pronarit.

Ja njoftimi i zyrtar i Policisë Gjirokastër:

“Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativë të shtetases M. Z., 43 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi në ambientet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K.V., 72 vjeç, banues në Dropull.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit