Gjirokastër, Në mesin e 5 viktimave, kush është shoferi i furgonit që ra në humnerë

Gjirokastër, Në mesin e 5 viktimave, kush…

Ky është Bardhyl Proda, shoferi i furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, që u rrëzua këtë të enjte në Qafë Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë. Proda është në mesin e 5 personave që gjetën vdekjen në këtë ngjarje tragjike. Një aksident i rëndë, me bilanc tragjik ndodhi këtë të enjte në Qafë-Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë.

Pas përplasjes me një “Land Rover”, furgoni i linjës doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, ku humbën jetën pasagjerët së bashku me shoferin. Informacion shtesë. Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë. Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover). Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit