Gjirokastër/ Shpërthen bombola e gazit, merr flakë banesa...

Gjirokastër/ Shpërthen bombola e gazit, merr flakë…

Një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër u përfshi sot nga zjarri.

Shkak është bërë një bombol gazi gatimi e cila ka shpërthyer sapo është ndezur nga e zonja e shtëpisë Dete Osmani, 74 vjeçe.

Fatmirësisht kjo e fundit ka shpëtuar pa lëndime.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke bërë te mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në apartamentin përdhes të pallatit 4 katësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit