Gjirokastër/ U infektuan pasi morën vaksinën anti-COVID, mjeku: Fshehën simptomat

Gjirokastër/ U infektuan pasi morën vaksinën anti-COVID,…

Arenc Brahimi, shef i NJKVSH në Gjirokastër ka deklaruar se personat e prekur në COVID në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës kanë pasur shenja para këtij procesi, por nuk kanë treguar në momentin kur janë pyetur nga stafi i ISHP.

Në një prononcim për mediat, mjeku u shpreh se gjithsej janë 5 persona të cilet janë me COVID-19, edhe pse janë vaksinuar.

“Ky lajm është i vërtetë, ata gjithsej janë 5 persona të cilët janë Covid pozitiv. Ata persona nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Në ditën e vaksinimit ata kanë qenë në rregull. Kur u pyetën nga stafi epidemiologjik ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që para 2-3 ditësh ata kishin pasur kontakte me persona të cilët kishin qenë Covid poizitv.

Nga institucionet, nga shërbimi epidemiologjik është kryer vaksina, çdo gjë shkoi në rregull në moment. Pas dy ditësh ata kanë pasur një problem me temperaturën dhe pasi është kryer tamponi nga shërbimi epidemiologjik ata kanë rezultuar Covid pozitiv. Ndërkohë ata janë izoluar, gjendja e tyre është ok. Ata persona që kanë rezultuar pozitivë janë duke u kujdesur nga mjeku i familjes”, u shpreh mjeku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit