Gjithçka e bëra në emër të dashurisë, Gjykata e Durrësit liron gjyshen e 3-vjeçarit

Gjithçka e bëra në emër të dashurisë,…

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për gjyshen e 3-vjeçarit, Bahrie Gjuni, e cila u vetëdorëzua në Prokurorinë e Durrësit bashkë me nipin e saj, pas një jave në arrati. Ajo deklaroi se gjithçka e bëri në emër të dashurisë për nipin e saj të vogël dhe dëshirës e madhe për ta pasur pranë vetes e ta rriste vetë.

Një arsye që e ka çuar gjyshen ta bëjë këtë veprim ka qenë humbja e djalit të saj në një aksident automobilistik. Pas kësaj fatkeqësie që u ndodhi, nëna e 3-vjeçarit është larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortët dhe ka shkuar të jetojë bashkë me djalin e mitur tek prindërit e saj. Mungesa e djalit dhe e nipit i ka trishtuar edhe më tepër gjyshërit.

Ata e kanë takuar vazhdimisht, por së fundmi, sipas deklaratës së gjyshit të tre vjeçarit i cili ndodhet në qeli i arrestuar, nëna e djalit Ile Gjuni ka thënë se djalin e vogël nuk do ta shohin më kurrë sepse do të largohet jashtë vendit së bashku me të. Kjo i ka detyruar gjyshërit të marrin këtë vendim të nxituar.

Rexhep Gjuni (gjyshi i tre vjeçarit) ndodhet në qeli së bashku me vëllain e Bahrie Gjunit, nën akuzën e bashkëpunimit në rrëmbim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit