Gjithçka online, por Administrata “fryhet” me punonjës në prag zgjedhjesh

Gjithçka online, por Administrata “fryhet” me punonjës…

Numri i punonjësve në administratën publike vjen në rritje çdo vit edhe pse shërbimet kryhen online. Më së shumti vërehet një “fryrje” e të  punësuarve në prag zgjedhjesh. Ashtu ndodhi për zgjedhjet e 25 prillit 2021, e njëjta situatë po përsëritet me zgjedhjet që priten të mbahen me 14 maj.

INSTAT raportoi se në tremujorin e fundit të vitit 2022, administrata publik arriti në 184,396 persona ose 2,036 të punësuar më shumë në tremujorin e tretë, teksa punësimi në sektorin privat për të njëjtën periudhë krahasimi pësoi tkurrje e mbi 10 mijë persona.

Kjo tregon se, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, punësimi në administratën publike jo vetëm që u rrit në krahasim me tremujorin e tretë, por edhe me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

Kujtojmë se më 2021, kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.

Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsimi, shëndetësia dhe aktivitet të punës sociale në totalin e PBB-së shënuan rritje me 2.5 pikë përqindje nga viti 2005 në vitin 2020. Pra një rritje marramendëse shpesh akomodohen në pozicione pune që nuk ekzistojnë fare, por krijohen për interesa partiake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit