GJKKO dënon 17 të pandehurit për kultivimin e 1.8 tonëve kanabis në Berat

GJKKO dënon 17 të pandehurit për kultivimin…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për 17 të pandehurit e akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis nëpërmjet serave në fshatin Drenovicë të Beratit. Dy drejtuesit e grupit, Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, u dënuan secili me nga 8 vite e 8 muaj burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me nga 6 vite e 8 muaj burgim u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli. Ndërkohë, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me nga 5 vite e 4 muaj burgim për përfshirjen në të njëjtën çështje.

Gjykata shpalli fajtore edhe Drita Mema dhe Izmire Mema për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim të thjeshtë, duke i dënuar me nga 4 vite burgim. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe ato u vunë në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare. Të dyja u shpallën të pafajshme për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, ndërsa masat e sigurimit ndaj tyre u shuan.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit