GJKKO jep vendimin, sa vite burg u dënuan Safet Gjici dhe Alma Kaçi

GJKKO jep vendimin, sa vite burg u…

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burgim ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, të cilit iu ndryshua edhe vepra penale, nga korrupsion, në shpërdorim detyre. Por me gjykim të shkurtuar, ai do të vuaj vetëm 2 vite heqje lirie, si dhe i është hequr e drejta që të mbajë poste publike për 5 vitet e ardhshme. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion. Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.

Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. “Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

Gjici tha para gjykatës se përse SPAK nuk e hetoi Abedin Orucin dhe kontaktet e tij me Alma Kaçin, teksa shtoi se atë e droguan para se të kryente aktin seksual. Avokatët e ish kryebashkakut pretenduan se Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe këmbëngulën se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit