GJKKO lë në burg Fredi Belerin

GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. çështja kaloi në Tiranë pasi Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës bënë mbledhjen e parë të provave.

Gjyqi i zhvilluar pasditene kësaj të hëne ka vendosur që Beleri dhe miku i tij, Pandeli Kokoveshi, të qëndrojnë në burg. Ky i fundit është ende duke marrë shërbim mjekësor në QSUT, pas problemeve që shfaqi me zemrën.

Ndërkohë avokatët e Belerit kanë njoftuar që ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Sipas tyre GJKKO lexoi provat e prokurorëve të Vlorës, pa pasur asnjë hetim të kryer nga ana e tyre. Avokatët pretendojnë se Fredi Beleri nuk është takuar me asnjë të infiltruar që sipas drejtësisë ka nxjerr zbuluar shit-blerjen e votave për zgjedhjet e 14 majit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit