GJKKO nxjerr nga burgu partneren e Laert Haxhiut, kjo është masa e re që u vendos

GJKKO nxjerr nga burgu partneren e Laert…

GJKKO ka liruar nga qelia Klea Gjatën, partnere e autorit të masakrës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Mësohet se GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në ndalim dalje jashtë shtetit. Klea Gjata u arrestua pas deklaratave të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani që çoi pas hekurave 12 persona.

Artan Tafani rrëfeu me dhjetëra ngjarje kriminale dhe zbardhi 6 vrasje, të gjitha këto të kryera nga grupi i Laert Haxhiut. Kujtojmë se 3 ditë më parë u shty  seanca gjyqësore  për Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte bërë  mungesa e prokurores së Posaçme, Doloreza Musabelli.  Seanca e radhës do të mbahet më 29 mars, ora 15:00. Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit