GjKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

GjKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ky refuzim vjen këtë të mërkurë, kur ndaj Berishës pritet të caktohen shtërngim i masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie me polic, lidhur me akuzat për privatizimin e kompleksit Partizani si dhe vendimin për përkatësinë e vulës së Partisë Demokratike..

Berisha kishte bërë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, me pretendimin se në vendimin që ajo do të japë ka konflikt interesi pasi vite më patë e ka shkarkuar nga detyra.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e GjKKO.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit