Gjoba 700 mijë lekë deri në mbyllje aktiviteti/ Masat për bizneset që shkelin rregullat anti-COVID

Gjoba 700 mijë lekë deri në mbyllje…

Qeveria do të miratojë një Akt Normativ që parashikon penalizimin me 700 mijë lekë deri në mbylljen e aktivitetit për subjekte që ushtrojnë biznese turizmi dhe që nuk respetojnë protokollet e sigurisë. Lajmin e njoftoi Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një komision parlamentar, ditën e sotme.

“Komiteti Teknik në Shqipëri është i mendimit, se kjo rritje [e numrit të të infektuarve] lidhet me moszbatimin rigoroz të masave në protokollet tona të mbrojtjes nga përhapja e Covid-19”,  tha Rakacolli

Rakacolli njoftoi gjithashtu se pishinat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura në të gjithë vendin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit