Gjoba të majme për 60-vjeçarët në Greqi

Gjoba të majme për 60-vjeçarët në Greqi

Greqia e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personat mbi moshën 60 vjeç. Mesatarja e vaksinimit mbetet nën atë të Bashkimit Evropian.

Personat e kësaj grup-moshe, që nuk vaksinohen, do të përballen me ndëshkime të rënda, duke nisur nga 50 euro në janar dhe me nga 100 euro në muajt pasues.  10.7 milionë persona janë të vaksinuar plotësisht, përderisa mesatarja e Bashkimit Evropian është mbi 70 për qind. Shkalla e vdekjeve dhe shtrimeve në spitale është rritur pas përhapjes së variantit Omicron.

Sipas ministrit grek të Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka thënë se gjobat do të mblidhen nga zyra e taksave dhe paratë do të shfrytëzohen për të financuar spitalet shtetërore.

Vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e kujdesit shëndetësor ka nisur të zbatohet vitin e kaluar, shkruan radio europa e lirë.  Pas datës  1 shkurt, certifikata e vaksinës për të rriturit do të skadojë pas shtatë muajve, nëse nuk merret doza përforcuese e vaksinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit