Gjobat e vendosura për partitë në zgjedhjet e 25 Prillit, KAS pakëson vlerat e tyre

Gjobat e vendosura për partitë në zgjedhjet…

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka zbutur gjobat e vendosura më herët nga Komisioneri Ilirjan Celibashi ndaj partive politike joparlamentare që nuk dorëzuan në kohë pasqyrat financiare për vitin 2020.

Pak javë pas zgjedhjeve të Prillit, Celibashi gjobiti 106 parti, përgjithësisht me 1 milion lek gjobë për tejkalimin e afatit, të përcaktuar si 31 marsi i këtij viti. 20 prej këtyre partive iu drejtuan Komisionit për Ankesa dhe Sanksione me kërkesën për rrëzimin e gjobës.

KAS vendosi vendosi heqjen e sanksionit administrativ ndaj Partisë së Minotitett Etnik Grek për të Ardhmen dhe ndaj Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë. Për partitë e tjera u vendos ulja e gjobave në 50 mijë dhe 65 mijë lek.

Gjatë debateve që shoqëruan këtë mbledhje të KAS doli në pah se një pjesë e partive politike të vogla nuk kanë dorëzuar asnjëherë raporte vjetore të pasqyrave të tyre financiare, duke shfrytëzuar paqartësinë ligjore dhe mungesën e një akti për afatet e dorëzimit të tyre nga ana e KQZ-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit