'Gjobë 200 mijë € për keqtrajtuesit', Spanja miraton ligj për mirëqënien e kafshëve

‘Gjobë 200 mijë € për keqtrajtuesit’, Spanja…

Spanja ka miratuar një ligj për të mbrojtur mirëqënien e kafshëve, duke përcaktuar gjoba deri në 200 000 euro për keqtrajtuesit e tyre!

Tashmë sipas ligjit të miratuar gjatë javës që lamë pas, Policia në Spanjë ka kompetenca për të arrestuar personat që keqtrajtojnë kafshët. Ndryshimet e bëra nga qeveria tregojnë se çështja e kafshëve është në qendër të opinionin publik.

Blerja e kafshëve shtëpiake në dyqane apo internet është ndaluar, dhe që tani e tutje kafshët do të mund të shiten vetëm nga mbarështuesit e regjistruar. Ato do të lejohen të futen në restorante dhe bare, ku më parë kanë qenë të ndaluara dhe pronarët e tyre detyroheshin që t’i lidhnin jashtë.

Për kafshët e egra si luani dhe tigri do të ndalohen të mbahen në cirk, dhe pronarëve të tyre u është lënë 6 muaj kohë për t’i liruar kafshët. Sa i përket parqeve detare ku mbahen delfinë, ato do të vijojnë të lejohen që të mbahen.

Shfaqet me dema të cilat janë traditë në Spanjë nuk do të ndalohen pasi nuk janë përfshirë në ligj, pavarësisht se organizatat për mbrojtjen e kafshëve i kanë konsideruar si mizore. Edhe qentë e gjuetisë nuk janë përfshirë në ligj, kjo pas një proteste që mbajtën gjuetarët dhe konservatorët e zonave rurale.

Në Spanjë rreth 29 milion kafshë mbahen në shtëpi, ku sipas statistikave të qeverisë shumica janë qen. Megjithatë rreth 300 000 braktisen çdo vit, duke bërë që 1/3 e tyre të ngordhin. Për këtë, tashmë regjistrimi i kafshëve shtëpiake do të jetë i detyrueshëm dhe pronarët e tyre do ta kenë detyrim ligjor përkujdesjen!

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa masa gjatë viteve të fundit sa i takon mirëqënies së kafshëve, ku shtete si Gjermania, Danimarka, Franca kanë caktuar dënime në kodet e tyre penale për keqtrajtuesit e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit