Gjobiten 10 subjekte për ndotje të lumit Erzen, askush nuk merr masa për pastrimin

Gjobiten 10 subjekte për ndotje të lumit…

Policia dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit vijon me gjobitjen e subjekteve që ndotin mjedisin apo lumenjtë, por nuk jep asnjë informacion se kush do të bëjë pastrimin. Një pyetje që Report TV e ka ngritur vazhdimisht në vëzhgimet e bërë në brigjet e lumenjve.

Ditën e sotme janë vendosur gjobë për 10 subjekte, të cilat kanë ndotur lumin Erzen, duke konstatuar shkarkimin e ujërave të ndotura në lumë.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.
Ndërsa pas kronikave se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës që ishin mbushur me mbetje spitalore, plastikë dhe inerte, prokuroria e Tiranës nisi hetimin dhe kërkoi me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit