Gjobiten 997 qytetarë, u kapën pa maskë duke lëvizur pas orës 20:00

Gjobiten 997 qytetarë, u kapën pa maskë…

829 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë për mosmbajtjen e maskës.

155 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi janë kapur duke udhëtuar pa maskë në mjetet e tyre private me persona jashtë rrethit familjar.

Administratori i një lokali është gjobitur me 1 milion lekë gjobë pasi sipas policisë e ushtronte veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.

Ndërsa me 10 mijë lekë të reja janë ndëshkuar 12 persona, pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit