Gjobitesh nëse mban veshur ‘i përkas jezusit’, por jo nëse mban shiritin LGBTQ

Gjobitesh nëse mban veshur ‘i përkas jezusit’,…

Cody Gakpo shënon gol për Liverpoolin në një fitore spektakolare ndaj Tottenhamit. Entuziazmi e shtyn të heqë fanellën dhe të zbulojë një kanatiere të bardhë me mbishkrimin: “I Belong to Jesus” pra “Unë i përkas Jezusit”. Nuk është një thirrje për luftë, as një deklaratë politike, por një shprehje personale besimi. Megjithatë, një karton i verdhë nga arbitri dhe një hetim i mundshëm disiplinor pasuan menjëherë.

Ky është realiteti në Premier League  një ligë që, në të njëjtin sezon, promovon me krenari fushatën “Rainboë Laces”, ku çdo shirit kapiteni dhe jo vetëm rrezaton ylber. Një festë për komunitetin LGBTQ, e shoqëruar me thirrje për “aleatë aktivë” dhe “futboll për të gjithë”.

Sipas rregullave të IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Futbollit), mesazhet personale, politike ose fetare në fanellë ndalohen. Por ndalimi zbatohet vetëm në një drejtim. Shiritat LGBTQ, që përfaqësojnë një qëndrim shoqëror dhe politik, nuk përbëjnë problem. Një fjali e vetme si “I përkas Jezusit” – po.

 “rrugës për fushë-krujë përplasen 2 kamiona”

Një qytetarë ka denoncuar në redaksinë tonë për një aksident që ka ndodhur në zonën e fushë-krujës ku janë përplasur dy kamionë të mëdhenjë ënden nuk dihet nësë ka të lënsuar pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit