Gjobitet me 40 mijë euro futbollisti i Tottenhamit, pasi goditi...

Gjobitet me 40 mijë euro futbollisti i…

Para se futbolli të ndërpritej nga pandemia e COVID-19 në mesin e muajit mars, futbollisti i Tottehmanit, Eric Dier bëri një gjest të pahijshëm gjatë një ndeshje në Kupën e Anglisë.

Një tifoz kishte filluar t’i fyente vëllain që e kishte në stadium dhe Dier menjëherë u ngjit në shkallët e stadiumit duke iu vërsulur me grushte.

Për këtë veprim të tijin, lojtari i skuadrës londineze është ndëshkuar nga Federata Angleze.

Komosioni i Disiplinës ka marrë vendimin që Dier të pezullohet për katër ndeshje dhe është gjobitur me 40 mijë euro.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit