Gjoka zvarrit punimet, makinat e shqiptarëve po digjen në "Rrugën e Arbrit"

Gjoka zvarrit punimet, makinat e shqiptarëve po…

Nuk është rasti i parë që automjetet e shqiptarëve digjen në “Rrugën e Arbrit”. Vonesat në punime dhe maloret e shumta në rrugën provizore, kanë bërë që një pjesë e automjeteve të pësojnë defekte serioze.

çdo ditë makinat mbinxehen dhe janë të detyruara të hapin krahun në rrugët e ngushta që ka bërë firma Gjoka. Së fundmi një mjet tip “Audi” është shkrumbuar në një pjesë të rrugës në fshatin Xibër-Murrize. Automjeti tip Audi ka marrë flakë në malore duke u shkrumbuar totalisht.

Kush ka kaluar në atë segment rruge e njeh vështirësinë e udhëtimit si dhe maloret e forta që duhen ngjitur. Vonesa e hapjesë së plotë të “Rrugës së Arbrit” po u kushton edhe më shtrenjtë shqiptarëve, të cilët veç miliona euro që i kanë dhënë Gjokës, duhet të paguajnë edhe për autimjete.
.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit