Gjonaj: Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese e vonuar, Reforma në Drejtësi në rrezik

Gjonaj: Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese e vonuar,…

Në fjalën e saj në Kuvend ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se Reforma në Drejtësi është e rrezikuar nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë.

Ajo gjithashtu u shpreh se ka akoma kohë që kjo reformë të funksionojë.

Sipas saj ky mendohet te jetë një problem i trashëguar dhe mangësia e integritetit të gjykatësve të shkarkuar.

“Ka pasur rezultate pozitive nga reforma në drejtësi, të gjitha institucionet ushtrojnë funksionet e tyre por rrezikohet nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë. Që të jetë funksionale kjo drejtësi ka ende kohë. Plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk ka ecur në kohë, por kjo s’do të thotë se dështoi reforma.

Ky nuk është problem i vettingut por problem i trashëguar dhe mangësi e integritetit të atyre gjykatësve të shkarkuar. Përpos sulmeve nuk është koha të ngadalësojmë procesin.

Opinioni i Venecias në asnjë rast nuk i preku parimet e vendosura nga kjo reformë, i dha të drejtë Kuvendit për emërimet në GJK”,- tha Gjonaj.

“Kjo nuk është një ndeshje me të fituar dhe të humbur se nëse nuk ngrihet në kohë Kushtetuesja humbasim të gjithë”, shprehet ministrja./gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit