Gjuha shqipe futet si lëndë në Universitetin e Harvard-it

Gjuha shqipe futet si lëndë në Universitetin…

Studentët e Universitetit Harvard do të kenë mundësi të zgjedhin për të studiuar edhe gjuhën shqipe. Pasi tashmë gjuha shqipe është futur zyrtarisht si lëndë zgjedhore për herë të parë në këtë universitet, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet. Përmes një postimi në Facebook ai shpjegon se lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare, njohuri bazike dhe niveli i avancuar.

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Limani. Kjo ka qenë një kërkesë e tij që në vitin e shkuar dhe tani u bë realitet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit